Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim
Janë të paktën 15 personat që kanë mbetur të vrarë dhe 60 të plagosurit nga shpërthimi i një autobombe në një treg të Vladikavkazit, në jug të Rusisë.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet ruse, sipas të cilave shpërthimi përvec viktimave ka dëmtuar ndërtesa dhe makina të tjera që ndodheshin pranë.
Shumë qytetarë vrapuan drejt vendit të ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit, edhe pse policia u përpoq t’i largonte njerëzit nga frika e një bombe tjetër.
Ky është një ndër atentatet më të përgjakshme që ndodhin në rajonin e Kaukazit Verior, i cili ka rënë pre e dhunës së separatistëve islamikë.
Vladikavkaz është kryeqyteti i republikës ruse të Osetisë së Veriut, që ndodhet në kufi me Osetinë e Jugut dhe Ingushetinë.
Top Channel