Pakistan, 10 të vdekur në një atentat

09/09/2010 08:15

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë në Pakistan kur autobusi në të cilin udhëtonin, ka shpërthyer pasi kaloi në një bombë të vendosur në rrugë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare.

Atentati ka ndodhur në rajonin fisnor të Kurramit, në kufi me Afganistanin.

Sipas autoriteteve lokale, bomba ka shpërthyer në distancë nga kalimi i mjetit.

Top Channel