Obama: Jo, djegies së Kuranit

09/09/2010 13:55

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka cilësuar si “shkatërruese” dhe të rrezikshme, planin e lajmëruar nga kisha e Floridës për të djegur 200 Kuranë me rastin e përvjetorit të atentateve të 11 shtatorit.

Sipas Obamës, ky gjest mund të shkaktojë një valë dhune nga ana e ekstremistëve.

“Në këtë mënyrë Al Kaeda do të rekrutonte terroristë”, ka shtuar Obama.

Top Channel