Kinë, lirohet aktivisti i verbër

09/09/2010 11:45

“Jam torturuar, sidomos në 2007-ën”. Kështu është shprehur aktivisti i verbër kinez, Chen Guancheng, i cili është lënë i lirë pas 4 vjetësh burg.

I shoqëruar nga e shoqja, Chen Guangcheng ka denoncuar torturat e pësuara në Radio Free Asia.

Intervista ka ndodhur me nxitim dhe përpara së ta largonin nga gruaja, Chen ka falenderuar miqtë që janë kujdesur për të.

Më përpara bashkëshortja e tij ka kujtuar se gjatë këtyre viteve i është nënshtruar kontrollit të policisë.

Top Channel