Kinë, 18 të vdekur nga pickimi i kërpushës

09/09/2010 12:35

Të paktën 18 persona kanë humbur jeten pas pickimit të kërpushës në provincën e Henan, në Kinë.

Rreth 500 persona të tjerë janë nën vëzhgim. Pjesa më e madhe e viktimave vijnë nga qyteti i Xinyang dhe janë të moshës 40-70 vjeç.

Autoritetet janë duke vëzhguar situatën. Rastet e para në Kinë janë shënuar në 2007-ën. Sëmundja është e kurueshme nëse kapet në kohë.

Top Channel