Irani do lirojë një nga ekskursionistët USA

09/09/2010 19:25

Irani do të lirojë ditën e shtunë një nga tre ekskursionistët amerikanë të akuzuar për spiunazh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave ministri iranian i Kulturës ka njoftuar planin për lirimin.

Shane Bauer, 27, Sarah Shourd, 31, dhe Josh Fattal, 27 u ndaluan në korrik, pasi hynë në Iran nga Iraku.

Teherani i akuzon amerikanët se kanë hyrë në territor në mënyrë ilegale dhe se kanë lidhje me shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara.

Ditën e sotme, mediat iraniane morën një komunikatë nga ministri i Kulturës, në të cilën thuhej: “Lirimi i një prej tre amerikanëve të burgosur do të bëhet të shtunën, në orën 09:00, në hotelin “Estaghlal””.

Top Channel