Gjini: Revoltën e ndali dorëheqja e Nanos

09/09/2010 22:30

Ish-deputeti Frrok Gjini, në vijim të fjalës së tij në Top Story deklaroi se shkaku kryesor që ndali revoltën e 14 shtatorit ishte pikërisht dorëheqja e kryeministrit Fatos Nano, i cili sipas tij ishte i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Revoltën e ndali dorëheqja e Fatos Nanos, ishte i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit. Ne kërkonim drejtësi, nuk kërkonim marrjen e pushtetit me dhunë, ishim militantë të një force politike”, deklaroi Gjini.

Ndërkohë që ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu tha se vrasja e Azem Hajdarit u krye nga shteti, nga një skuadër policie.

“Vrasja e Hajdarit ndodhi nga një skuadër policie, me mikrobuzin e shtetit, të veshur me uniforma”, tha Shehu.

Top Channel