Bajrami, Berisha uron besimtarët

09/09/2010 11:30

Kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Sot është një ditë e madhe, e në thelb të saj është sakrifica. Kjo festë është në prag të arritjeve të mëdha”, tha Berisha.

Kryeministri shprehu besimin se Bajramin e ardhshëm, shqiptarët do ta festojnë më të lumtur e të gëzuar, si dhe më të mëkëmbur ekonomikisht.

Top Channel