Alarm nga BBC: Një kërpudhë ha filmat

09/09/2010 10:05

Filmat e kinemave apo edhe ata të regjistruar në shtëpi me kamera, janë në rrezik: një kërpudhë rrezikon të shkatërrojë të gjitha shiritat.

Bëhet fjalë për një gjallesë që ushqehet me xhelatinën prezente në sipërfaqen e filmit, ku formohet imazhi.

Ky është ushqimi ideal për kërpudha si Aspergillus dhe Penicillium.

Alarmin e ka dhënë BBC duke theksuar se rrezikohen filmimet e North West Film Archive të Mançesterit.

Top Channel