Al Kaeda, thirrje për atentate në Spanjë

09/09/2010 21:15

Një faqe interneti e përdorur nga radikalët islamikë u ka bërë thirrje simpatizantëve të Al Kaedës që të përgatisin një atentat në Barcelonë më 24 shtator.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle, sipas të cilave 24 shtatori është një ditë feste në Spanjë.

Thirrja u publikua në ueb sajtin xhihadist “Ansar al Mujaheddin”, uebmasteri i të cilës u arrestua më vonë nga policia.

Burime pranë seksionit të anti-terrorizmit kanë deklaruar se thirrje të tilla konsiderohen më tepër si nxitje sesa kërcënime.

Top Channel