Afganistan, Omar: Jemi shumë pranë fitores

Lideri i talebanëve, Mullahu Omar deklaron se luftëtarët e tij po e fitojnë luftën në Afganistan dhe se fushata e NATO-s në këtë vend ka qenë një dështim total.

Në një deklaratë të rrallë të publikuar në katër gjuhë, lideri i padiskutueshëm i rebelëve u përsëriti apelin e tij trupave ndërkombëtare që të largohen.

NATO ka shtuar praninë në Afganistan deri në 150 mijë ushtare, me qëllim që të mposhtë njëherë e mirë militantët.

Por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë caktuar korrikun e vitit 2011 për nisjen e tërheqjes, nëse kushtet në terren do ta lejojnë.

Deklarata e Mullahut Omar, e cila përkon me përfundimin e muajit të Ramazanit, u është dërguar mediave, si dhe është transmetuar në ueb sajtet xhihadiste.

Top Channel