OKB: Shqipëria, shembull zhvillimi

08/09/2010 16:45

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Dr. Asha-Rose Migiro ka theksuar se Shqipëria në këto vite ka pësuar një  progres në të gjitha drejtimet ekonomike, sociale dhe politike.

“Shqipëria po ecën shumë mirë, përsa i përket zhvillimit dhe po bashkëpunon me OKB-në. Ne kemi parë progress në fushat ekonomike, sociale dhe politike”, thotë Migiro.
 
Pas takimeve qe zevendesekretarja e pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka zhvilluar me Presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Berisha, u shpreh se  Shqiperia eshte nje vend nga i cili mund te sherbeje si shembull.
 
 Zonja Rose Migiro u shpreh se me Shqiperine ka patur nje lidhje te hershme, pasi per te ka studiuar qekurse ka qene ne shkolle, duke treguar se ardhja e saj ne Shqiperi eshte plotesimi i nje endrre te vjeter.

Top Channel