Zbulohet shkaku i infertilitetit të grave obeze

07/09/2010 20:05

Shpesh obeziteti dhe infertiliteti tek gratë kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe tani një grup kërkimi ka shpjeguar përse.

Studimi është në qendër të një kërkimi amerikan të Johns Hopkins.

Shkencëtarët kanë treguar se tek gratë obeze, hipofiza i përgjigjet niveleve shumë të larta të insulinës duke injektuar disa lloje hormonesh që bllokojnë funksionimin e vezëve dhe dëmtojnë fertilitetin.

Top Channel