Ambasadori britanik në Serbi, Stiven Wordsworth ka deklaruar se vendet e BE kanë rënë dakord me tekstin e rezolutës serbe për Kosovën.

Sipas tij, kjo përputhje qëndrimesh tregon se rezoluta nuk do të ndërhyjë në cështjen e pavarësisë së Kosovës.

“Fakti që 27 vendet e BE, përfshirë ato që s’e kanë njohur Kosovën, kanë rënë dakord mbi rezolutën, garanton se formulimet nuk do të përcaktojnë cështjen e shtetësisë së Kosovës”, ka pohuar Wordsworth.

Ai ka theksuar gjithashtu se në tekst nuk kërkohet që Serbia të njohë Kosovën, por kërkohet gjetja e mënyrës për njohjen e mendimit të GJND-së.

Top Channel