Kore e Jugut, merr patentën pas 960 provimesh

06/09/2010 17:10

960 herë i është dashur një koreaneje ta japë provimin e patentës për ta marrë më në fund pas 5 vjetësh.

69 vjecarja Cha Sa-soon filloi kursin e teorisë dhe praktikës në vitin 2005 dhe nisi ta jepte provimin 5 herë në javë me dëshirën për ta marrë sa më shpejt patentën. Por tentativat e saj rezultuan të dështuara deri në herën e 960-të kur ajo më në fund futi në xhep patentën e ënderruar prej 5 vjetësh.

Cha Sa-soon është një gjyshe vërtet e vecantë, pasi këmbëngulja për të marrë me cdo kusht një patentë i buron nga deshira për te cuar nipërit ne kopshtin zoologjik me makinën e saj. Paradoksi i vërtetë në këtë histori është fakti se në gjuhën koreane, mbiemri i 69 vjecares përkthehet “mjet transporti”.

“Kur e morëm vesh se ajo iu përgjigj saktësisht të gjitha pyetjeve, dolëm jashtë ta informonim dhe i dhuruam një tufë me lule”, shprehet instruktori Su-yeon Park. Më e cuditshmja në këtë histori është se e moshuara e kishte marrë me kohë testin e praktikës.  

Top Channel