Zelandë e Re, shtetrrethim pas tërmetit

04/09/2010 13:45

Një shtetrrethim është vendosur për orët e natës në Kristcërc të Zelandës së Re, pas tërmetit të fuqishëm 7 ballësh që tronditi vendin.

Policia lokale deklaroi se shtetrrethimi ka si qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga rrëzimi i copave, duke qenë se tërmeti shkaktoi dëme domethënëse.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Bob Parker e vlerësoi dëmin e shkaktuar nga lëkundja si shumë të madh dhe për këtë shpalli gjëndjen e jashtëzakonshme.

Pas tërmetit ka pasur lëkundje të tjera të forta, ndërkohë që meteorologët parashikojnë se në 24 orët e ardhshme qyteti do të përfshihet nga erëra të forta dhe të akullta.

Cdo vit në Zelandën e Re regjistrohen mijëra tërmete, por shumë pak prej tyre shkaktojnë dëme.

Top Channel