SHBA, dyshohet makinë bombë në Manhatan

03/09/2010 00:10

Dyshimet për praninë e eksplozivëve në një makinë në “Park Avenue” në zemër të Manhatanit në Nju Jork detyruan policinë amerikane të boshatisë zonën duke mbyllur trafikun në disa rrugë.

Sipas mediave amerikane, makina tip Mercedes Benz, ngjyrë e zezë, ndodhet e parkuar prej disa orësh në “Avenue Park”, një nga zonat më të frekuentuara të Manhatanit, dhe zotëruesi i saj ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur foca të shumta policie, grupe çmontimi bombash e eksplozivësh si dhe zjarrfikësish.

Top Channel