Nju Jork, tërhiqet alarmi për bombë

03/09/2010 00:45

Rihapet qarkullimi në “Avenue Park” në Manhatan të Nju Jorkut, pas mbajtjes së izoluar të zonës për disa orë për shkak të një makine të dyshimtë.

Policia tërhoqi alarmin për eksploziv në makinë pas verifikimeve të skuadrës së çmontimit të bombave e cila nuk ka hasur shenja eksplozivi në të.

Më 1 maj policia autoritetet amerikane neutralizuan në kohë një autobombë në “Times Square” të Nju Jorkut dhe prangosën autorin e atentatit, një pakistanezo-amerikan.

Top Channel