Tiranë, pastronin pusin, vdesin dy vëllezër

02/09/2010 16:30

Dy persona kanë humbur jetën sot në fshatin Pezë-Helmës të Tiranës, ndërsa tentonin që të pastronin pusin e ujit.

Sipas informacioneve të fundit edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Shkak për tragjedinë është bërë gazi, me të cilin duket se viktimat kanë hasur gjatë punës së tyre. Mësohet se viktimë kanë mbetur dy vëllezër, të moshës 37 dhe 34 vjec, te identifikuar si Perparim dhe Hajri Pulaj. Nderkohe mesohet se te plagosurit jane Asllan Jata dhe Dritan Pulaj.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen e rëndë.

Top Channel