Tajfuni “Kompasu” godet K. e Jugut

02/09/2010 03:55

Tajfundi Kompasu goditi ditën e martë Korenë e Jugut duke shkaktuar mjaft parregullsi në qarkullimin rrugor, hekurudhor e ajror.

Sipas agjencisë  së lajmeve Yonhap, tajfuni goditi pjesën qendrore të Koresë së Jugut duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mjeteve të tjera të telekomunikacionit në mjaft zona të vendit.

Për pasojë u anuluan udhëtimet hekurudhore në nëj sërë linjash, u bllokuan rrugët kryesore të vendit pas rënies së pemëve, e mjaft dëme të tjera materiale, por fatmirësisht nuk raportohen viktima.

Top Channel