SHBA: Shans për paqen në Lindjen e Mesme

02/09/2010 18:55

Liderët izraelitë dhe ata palestinezë kanë nisur raundin e parë të bisedimeve direkte pas pothuajse dy vjetësh, pas një kërkese dhe një mbështetjeje të dhënë nga SHBA.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri palestinez Mahmoud Abbas kanë shansin për t’i dhënë fund konfliktit.

Netanyahu tha se sakrifica të mëdha duhet të bëhen nga të dyja palët, ndërsa Abbas i bëri thirrje Izraelit që të ndalë ndërtimet dhe të heqë bllokadën në Rripin e Gazës.

Bisedimet e zhvilluara në Departamentin e Shtetit janë të parat që zhvillohen pas pothuajse 20 muajsh, me nismë të presidentit amerikan Barack Obama.

Ai ka theksuar se qëllimi është një zgjidhje e qëndrueshme që i jep fund pushtimit të Izraelit ndaj territorit të marrë në vitin 1967 dhe që krijon një shtet demokratik palestinez.

Top Channel