SHBA, “GM” planifikon rikthimin në bursë

02/09/2010 17:00

“General Motors” ka në plan të kthehet në bursë në muajin nëntor, pas zgjedhjeve afatmesme amerikane.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, e cila citon burime pranë kompanisë, që saktësojnë se rikthimi në bursën amerikane është parashikuar për më 18 nëntor.

Procesi pritet të fillojë më 3 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve, dhe cmimi i ofertës do të përcaktohet më datë 17 të të njëjtit muaj.

Rikthimi i “GM” vjen pas një mungese të gjatë të kompanisë në bursa, për shkak të krizës financiare në të cilën u ndodh në vitet e fundit.

Top Channel