Pakistan, rritet numri i viktimave

02/09/2010 12:45

Ka shkuar në 35 të vrarë e në 150 i të plagosurve nga shpërthimi i tre bombave gjatë një marshimi fetar shiit në qytetin e Lahores në Pakistan.

Pas shpërthimeve besimtarët e revoltuar i vunë zjarrin një stacioni policie si dhe dy makinave e tre motoçikletave të policisë. Incidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Kryeministri pakistanez dënoi sulmet dhe theksoi se sulmuesit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Top Channel