Lindje e Mesme, Netanyahu: Paqe që të zgjasë

02/09/2010 08:00

Kryeministri izraelit, Banjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar se ka ardhur në Uashington për të kërkuar një paqe që të zgjasë.

“Kërkojmë një paqe që të zgjasë me gjenerata, jo një ndërprerje të shkurtër mes dy luftrave”, ka saktësuar ai.

“Kërkojmë një paqe që t’i japë fund konfliktit njëherë e përgjithmonë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen ka ftuar Netanyahu-n që të ndërpresë ndërtimet e reja në territoret e pushtuara.

Top Channel