Kryqi i Kuq: Më shumë ndihma për Pakistanin

02/09/2010 17:50

Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka bërë thirrje për një ndihmë shtesë prej 76 milionë dollarësh për Pakistanin, duke paralajmëruar se deri tani ka mbërritur vetëm një pjesë e vogël e ndihmave.

Kreu i Kryqit të Kuq për Azinë e jugut, Jacques de Maio, ka deklaruar se përmbytjet e fundit në Pakistan kanë shkaktuar një katastrofë të përmasave të mëdha.

Aktualisht organizata po u siguron ndihmë 350 mijë personave, por qytetarët e prekur që kanë nevojë për ndihmë janë rreth 1.4 milion.

Duke folur nga Gjeneva, De Maio ka shtuar se Kryqi i Kuq po punon për zgjerimin e operacioneve të tij, por pengesë është bërë siguria për shkak të plackitjeve të kamionëve me ndihma.

Top Channel