Kongo, 240 gra të dhunuara nga rebelët

02/09/2010 17:30

Rreth 240 gra, vjaza dhe të mitur mund të jenë dhunuar në Republikën Demokratike të Kongos, ku rebelët kanë marrë së fundmi një qytet nën kontroll.

Lajmin e bëjnë të ditur përfaqësues të misionit të OKB-së, të cilët më parë kishin deklaruar se numri i grave të dhunuara në dhe rreth qytetit Luvungi ishte 150.

Misioni i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një varg kritikash për mungesën e mbrojtjes së popullsisë lokale, duke qenë se pranë tyre ndodhen trupa paqeruajtëse.

Ngjarja e rëndë ka cuar në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit dhe sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka dërguar në Kongo emisarin e tij për të zbuluar se cfarë ndodhi pasi rebelët morën nën kontroll Luvungin, më 30 korrik.

Top Channel