Kinë, 10 mijë kamionë bllokohen në trafik

02/09/2010 08:45

Të paktën 10 mijë kamionë të ngarkuar me karbon janë bllokuar në një super radhë prej 120 kilometrash në Inner Mongolia, në Kinë.

Televizioni shtetëror ka bërë të ditur se autostrada mes Pekinit dhe provincës së Hebeit, “është shndërruar në një parking të madh”.

Sipas autoriteteve, rrezikohet që edhe rrugët që çojnë në autostradë po paralizohen.

Vetëm një javë më parë autoritetet arritën të shpërbëjnë një tjetër radhë prej 100 kilometrash që zgjati një javë.

Top Channel