Irak, gushti muaji më i përgjakshëm

02/09/2010 04:35

Gushti ishte muaji më i përgjakshëm këtë vit që regjistroi humbjen e plot 100 jetëve civile në Irak.

Raporti u publikua nga autoritetet vendase vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama njoftoi dhënien fund të operacioneve luftarake në Irak.

Megjithë situatës së rëndë të sigurisë, forcat politike në Bagdat ende nuk kanë arritur të formojnë një qeveri, edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar qysh në muajin mars. Pikërisht kjo situatë sipas ekspertëve vendas krijon vakuum të pushtetit në disa zona.

Top Channel