Hawking: Universi nuk është krijuar nga Zoti

02/09/2010 13:00

Për Stephen Hawking nuk ka vend për Zotin në krijimin e Universit.

Në librin e tij të fundit “The Grand Design”, astrofizikanti më i famshëm britanik, mbështet indenë se si darvinizmi ka eleminuar nevojën e pasjes së një krijuesi në fushën e biologjisë, ashtu edhe teoritë e reja të fizikës e bëjnë të panevojshme rolin e një krijuesi për Universin.

“Krijimi spontan është motivi për të cilin ka diçka dhe jo asgjë, për të cilën universi ekziston, për të cilin ne ekzistojmë”, ka shkruar 60 vjeçari, docent në Cambridge, i njohur për kërkimet e tij mbi gravitetin dhe vrimat e zeza.

Top Channel