Hamas: Sërish sulme ndaj Izraelit

02/09/2010 10:30

Grupi islamik Hamas do të vazhdojë me sulmet kundër Izraelit, pavarësisht goditjeve ndaj aktivistëve të tij, tha zëdhënësi i kësaj organizate.

Izraeli dhe Autoriteti Palestinez kanë arrestuar në operacione të ndara qindra veprimtarë të Hamasit, pas vrasjes së katër izraelitëve të martën e kaluar.

Deklarata vjen në kohën kur në Uashington sot fillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Top Channel