“Discovery Channel”, policia vret pengmarrësin

02/09/2010 00:45

Tre pengjet u shpëtuan nga ndërhyrja e policisë amerikane në zyrat qendrore të Discovery Channel në Merilend të SHBA-së pasditen e së mërkurës. Për t’i liruar ata nga pengmarrësi, Xhejms Li, autoritetet u detyruan ta qëllojnë për vdekje atë. (UPDATE)

Lajmi i vdekjes së autorit të ngjarjes publikohet nga zëdhënësi lokal i policisë amerikane i cili shtoi se brenda ndërtesës nuk ka persona të tjerë dhe se grupe të specializuara po transportojnë në vende të sigurta çantat e Xhejms Li, të cilat dyshohet se përmbajnë eksploziv.

Xhejms Li, një aktivist mjedisor me origjinë aziatike, ishte i pakënaqur nga programet e rrjetit televiziv. Ai shkonte edhe më tej teksa akuzonte Discovery Channel për ndikim në “shkatërrimin e planetit”.

Top Channel