Britani, kujtimet e Blair thyejnë rekordet

02/09/2010 17:15

Kujtimet e Tony Blair thyejnë cdo rekord. 24 orë nga dalja në treg, “Një udhëtim” ka shitur numrin më të madh të kopjeve në një ditë të vetme.

Në ueb sajtin britanik të “Amazon” ai ndodhet tashmë në majat e klasifikimeve të librave bestseller.

Një zëdhënës i zinxhirit të librarive “Waterstones” ka deklaruar se asnjë libër më parë nuk është shitur me një shpejtësi të tillë.

“Është një volum serioz. Një përmbledhje kujtimesh politike me peshë. Po shitet me një ritëm që nuk shihet në libra të tjerë, vec thrillerave në masë”, ka pohuar zëdhënësi.

Top Channel