Britani, konsulenti i Hague jep dorëheqjen

02/09/2010 00:15

Publikimi në një faqe interneti i lajmit se Ministri i Jashtëm britanik, Hague dhe një konsulent i tij kanë fjetur në të njëjtën dhomë në një hotel gjatë fushatës zgjedhore, solli dorëheqjen e këtij të fundit.

Sipas mediave britanike, konsulenti 25 vjeçar ka dhënë dorëheqjen pas shkrimeve ku dyshohej për një marrëdhënie homoseksuale mes ministrit Hague dhe ndihmësit të tij.

Ndërkaq, ngjarja ka ngjallur edhe reagimin e shefit të diplomacisë britanike, i cili në një deklaratë për shtyp ka pranuar se ka ndarë ‘rastësisht’ të njëjtën dhomë hoteli me konsulentin e tij, por ka rrëzuar dyshimet për një marrëdhënie homoseksuale mes tyre.

“Askush nga ne të dy nuk do ta kryente veprimin nëse do ta dinte interpretimin e ngjarjes më pas”, deklaron Ministri i Jashtëm britanik, Hague, i cili më pas sqaron se kjo ngjarje po “trondit familjen e tij”.

Top Channel