Brace: Njerëzit e qeverisë kanë konflikt interesi

02/09/2010 21:45

Deputeti socialist Erion Brace ka denoncuar sërish qeverinë, këtë herë nga studioja e “Top Story” atë që ai e quajti, “shfrytëzim të burimeve ekonomike kombëtare nga njerëz të afërt me zyrtarë të qeverisë”.

Sipas tij, opozita është në rolin e saj natyral, kontrollit të qeverisjes dhe të bërit transparent të cdo akti të ndërmarrë nga qeveria. “Po sjellim në vëmendje të publikut cdo akt që nuk ka qënë publik. Zotërinjtë dhe zonjat në fjalë që merren me politikë, kanë fshehur pasurinë dhe kanë shpërdoruar detyrën duke qënë në konflikt të pastër interesi. Gjithcka ka qënë e dokumentuar me materiale zyrtare të qeverisë. Po bëjmë transparencë me akuzat të merret prokuroria”, thekson deputeti opozitar.

Brace tha gjithashtu se zyrtarët dhe familjarët të lidhur me këta biznesmenë kanë krijuar mundësinë që burimet ekonomike kombëtare të vihen në dispozicion të tyre. “Pse gjatë gjithë viteve të shkuara nuk kanë bërë biznes në fusha të cilët tani që të afërmit e tyre janë në pushtet, ju kanë vënë mnë dispozicion licenca, kontrata dhe burimet ekonomike kombëtare?”, pyeti Brace.

Ai vuri në dukje se ky është një nga aspektet e krizës ekonomike në vend, por shtoi se historia nuk mbyllet këtu, pasi opozita do t’i shkojë deri në fund denoncimit për abuzimin me tenderat. “E gjithë praktika e dhënies së koncensioneve, nuk publikohet asgjëkundi, në asnjë faqe zyrtare. Opozita ka qënë në punë, ka grumbulluar materiale, prova e fakte të pakontestueshme”, tha gjithashtu Brace.

Top Channel