Afganistan, hetim për vdekjen e 10 personave

02/09/2010 14:25

Trupat e NATO-s po hetojnë raportimet se 10 persona, pjesetare të një stafi elektoral humben jeten pas një sulmi ajror të forcave të huaja në veri të Afganistanit.

Zyrtaret afgane thane per BBC se ngjarja eshte regjistruar dje dhe se ata u vranë pasi automjeti i tyre u godit nga nje avion dhe dy helikoptere. Dy persona të tjere jane plagosur, njeri prej te cileve ishte kandidat ne zgjedhjet parlamentare, qe pritet te zhvillohen kete muaj ne Afganistan.

Guvernatori i Provinces Takar tha se- zona ku ka ndodhur ngjarja eshte relativisht e qete dhe aty nuk ka talebane. Në Afganistan ndodhen rreth 150 mije trupa te huaj nen komanden e NATO-s dhe Shteteve te Bashkuara.

Top Channel