Holandë, lirohen dy jemenasit e arrestuar

01/09/2010 21:20

Dy jemenasit e arrestuar në Amstërdam nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist janë liruar nga prokurorët holandezë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë këta të fundit, duke saktësuar se gjatë hetimit nuk gjetën asnjë provë për të fajësuar dy personat në fjalë.

“Dy shtetasit nga Jemeni, të cilët mbaheshin nën kontroll që prej ditës së hënë nën dyshimin e planifikimit të planeve terroriste, u liruan sot”, thuhet në një komunikatë zyrtare.

Ata u arrestuan ditën e hënë sapo mbërritën në aeroportin e Amstërdamit nga Shtetet e Bashkuara, me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Top Channel