“Discovery Channel”, merr fund pengmarrja

01/09/2010 23:30

Zyrtarë nga policia amerikane njoftuan se pengëmarrësi në zyrat qendrore të Discovery Channel u qëllua prej tyre.

Gjithçka ka përfunduar pa pasoja për 3 pengjet rreth orës 16:50, me orën lokale.

Autoritetet nuk bëjnë me dije gjendjen shëndetësore të aktivistit mjedisor që ndërmori aktin ekstrem si formë proteste ndaj rrjetit televiziv, por saktësojnë se që të tre pengjet që mbaheshin prej autorit, Xhejms Li, ndodhen jashtë ndërtese në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia shtoi gjithashtu se gjatë negociateve të lirimit Li shfaqte “paqendrueshmëri mendore”, çka detyruan ndërmarrjen e operacionit për lirimin e pengjeve.

Xhejms Li, i njohur si aktivist mjedisor akuzonte Discovery Channel se “inkurajonte njerëzimin të shumohej duke shkatërruar gjithçka të mbetur në planet”.

Top Channel