Firence, vjedh cantën por fshihet në polici

31/08/2010 16:50

Vjedh një cantë dhe largohet me bicikletë i ndjekur nga pronarja e cantës.

Për t’i shpëtuar ndjekjes, hajduti gjen një strehë që e mendoi si të sigurt, por mesa duket nuk ka pasur fat pasi ai gjeti si strehë vendin më të pasigurt në botë për hajdutët, zyrën e policisë. Ngjarja ka ndodhur ne Firence të Italisë.

Agjentët e sigurisë urbane e kanë prangosur menjëherë hajdutin me origjinë rumune. Policia ka siguruar të gjitha provat materiale dhe me shumë mundësi, shumë shpejt gjykata do ta riatdhesojë të riun ballkanas.   

Top Channel