Bashkia: Shkollat të zbatojnë kodin rrugor

31/08/2010 20:15

Bashkia e Tiranës u bëri thirrje shkollave private të kryeqytetit që të respektojnë rregulloren gjatë transportiti të nxënësve.

Sipas saj, ky transport bëhet shkak për bllokimin dhe vështirësimin e qarkullimit rrugor.

“U jemi drejtuar subjekteve shkollore për të bërë të mundur identifikimin e automjeteve të transportit të nxënësve. Iu bëjmë thirrje atyre që të mos parkojnë në vende të gabuara, pasi bllokojnë qarkullimin në rrugët e Tiranës”, ka deklaruar Enton Punavija, drejtor i transportit në bashkinë e kryeqytetit.

Top Channel