Durrës, mbytet 23 vjecari nga Kosova

29/08/2010 11:50

Një tjetër turist nga Kosova mbytet në bregdetin shqiptar.

Paraditen e sotme, 23 vjecari Jahir Kabashi është mbytur në bregdetin e Durrësit, në sektorin “Apolinia”. I riu kosovar ka hyrë në det pa mundur të dalë sërish nga uji.

Menjëherë sapo ka vënë re mungesën e tij, vëllai i viktimës ka njoftuar policinë. Polumbarët e forcave të rendit kanë hyrë në det për të kërkuar trupin e viktimës që nuk është gjetur ende.

Top Channel