Durrës, dy në pranga për gjobvënie

29/08/2010 14:30

Si të gjitha gjobëveniet në Shqipëri, dy persona kanë përdorur të njëjtën formulë ndaj një biznesmeni, të cilin e kanë kërcënuar se do t’i vrisnin djalin nëse ai nuk u jepte 20 milionë lekë.

I kërcënuari ka denoncuar menjëherë në policinë e Durrësit dhe në kohën kur 50 vjecari do dorëzonte pakon me lekë, ka ndërhyrë Renea duke bërë të mundur prangosjen e gjobëvënësve. Dy të arrestuarit akuzohen për gjobvënie ndaj 50 vjecarit i cili ka një farmaci veterinarie.

Njëri nga gjobvënësit, Shkëlzen Istrefi është dhe i afërm i biznesmenit. Sipas policisë, gjobvënia është njoftuar me anë të një letre dy dite me pare ku pervec shumes se kerkuar dhe kercenimit me jete, vendosej si afat ora 10 e te dieles si koha kur do dorezoheshin leket.

Gjobvenesit caktonin si vendin e dorezimit te shumes nje loKal prane Kepit të Palit (Bishtit të Pallës). Shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tyre në momentin e dorëzimit të shumës së parave dhe në cilësinë e provës materiale shtetasit Shkëlzen Istrefi iu sekuestrua edhe një thikë të cilën e mbante me vete. Dy të arrestuarit në flagrancë akuzohen për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie.

Top Channel