Pakistan, 5 viktima në sulmin amerikan

28/08/2010 08:55

Avionët amerikanë kanë sulmuar një bazë talebanësh në veriperëndim të Pakistanit duke vrarë 5 vetë.

Lajmin e bëjne të ditur burime pakistaneze, sipas të cilave, sulmi ndodhi në krahinën tribale të Kurramit. Ky është një nga operacionet e shumta që forcat amerikane kanë ndërmarrë në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit ku streohen shumë grupe talebane.

Identiteti i 5 personave të vrarë në sulmin e fundit, nuk është bërë ende i ditur.

Top Channel