Turqi, 12 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

27/08/2010 17:30

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Turqinë veriore.

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet vendase, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe për momentin një tjetër rezulton i zhdukur.

Ndërkaq, skuadrat e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po vazhdojnë me evakuuimin e qindra personave të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa zona vuan mungesën e telekomunikacionit, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Top Channel