Tendenca, emigrantët i kthejnë kursimet në prona

27/08/2010 09:35

Të dhënat nga hipoteka e Fierit tregojnë rritjen e interesit nga emigrantët për të blerë shtëpi dhe toka.

Sipas kryeregjistruesit të Fierit, Tomorr Allkushaj, në muajt korrik dhe gusht, mbi 500 transaksione janë kryer vetëm nga emigrantë, duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme.

Emigrantët këtë vit kanë qenë të interesuar edhe për blerje sipërfaqesh tokash.

Zhvillime ka pasur edhe në tregun e shitjes së apartamenteve, kryesisht të reja.

Sipas statistikave të shprehura nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, gjatë periudhës korrik – gusht janë kryer akte procedurale transaksionesh për afro 500 shtetas, ku 70% e veprimeve janë për shitblerjet e apartamenteve kryesisht nga familjet e emigrantëve, ndërkohë që kjo shifër është 5 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Pothuaj të gjitha aplikimet e kryera gjatë dy muajve të fundit pranë zyrës së regjistrimit të  Fierit kanë qenë nga emigrantët”, thotë Allkushaj, që shton se me volumin e rritur të punës, po shtohen edhe të ardhurat në shtet, pasi 10 për qind mbi shitjet.

Fluksi i aplikimeve pranë zyrës së regjistrimit në Fier ka bërë që administrata e kësaj të fundit të punojë edhe jashtë orarit, si dhe të arrijë të hapet për disa javë me radhë edhe gjatë të shtunave dhe të dielave.

Top Channel