SHBA, transplanti i parë i një mushkërie artificiale

27/08/2010 08:15

Transplanti i parë i një mushkërie artificiale në Shtetet e Bashkuara. Ndërhyrja është bërë tek një fëmijë një vjeçar.

Vogëlushi quhet Owen Stark dhe vendos një tjetër rekord: është më i riu në botë që bën një ndërhyrje të tillë.

Për t’i shpëtuar jetën të voglit, i prekur nga një patologji që godet 10 fëmijë në një milion, mjekët kanë vendosur një pajisje (NovaLung) e përdorur vetëm jashtë SHBA-ve.

 Vendimi është marrë me aprovimin e FDA-s.

Top Channel