SHBA, merr flakë avioni, 15 të plagosur

27/08/2010 08:00

Të paktën 15 pasagjerë të një avioni Jet Blue kanë mbetur të plagosur teksa mjeti ka marrë flakë pas uljes në aeroport.

Ngjarja ka ndodhur në pistën e Sacramento në Kaliforni dhe shkak mendohet të jetë shpërthimi i katër rrotave.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët, por pasagjerët u detyruan të zbrisnin nëpërmjet daljeve të emergjencës.

Top Channel