Sarkozi: Jo shkurtimit të bursave studentore

27/08/2010 19:30

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi premtoi se paketa e shkrutimeve buxhetore e qeverisë franceze nuk do të prekë bursat studentore.

Sarkozi tha se nuk do të preken fondet për financimin e studimeve studentore deri në 2012 dhe se deri në këtë vit do të vazhdojë ndihma për studentët në universitetet franceze.

Buxheti i vitit 2011 parashikonte kursimin e 80 milion eurove, ndërsa ai i 2012 kursimin e 130 milion eurove, ku parashikohej të shkurtoheshin fondet edhe për studimet universitare. Tashmë me vendimin e Sarkozisë, ky buxhet pritet të rishikohet edhe njëherë.

Top Channel