Pakistan, 1 milionë të pastrehë orët e fundit

27/08/2010 13:00

Një milion persona të tjerë kanë mbetur të pastrehë 48 orët e fundit në Sindh të Pakistanit, ndërsa përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë vendin.

Lajmin e bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara në Islamabad.

“Eshtë shumë shqetësuese situata në jug”, thotë një zëdhënës i OKB-së.

Ditët e shkuara, Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se 6 milionë persona janë detyruar që të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve që kanë prekur vendin prej më shumë se një muaji.

Top Channel