Opozita në pritjen e Berishës

27/08/2010 09:10

Ne vazhden e aktiviteteve te organizuara ne diten e 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, Kryeministri Berisha ne Pallatin e Brigadave organizoi nje pritje per personalitete te fushave te ndryshme.

Berisha u shpreh, se do te kishte dashur t’i paraqiste Nene Terezes ndjesen publike per qendrimin qe diktatura hoxhiste kishte mbajtur ndaj saj dhe familjes. Por ne nje takim qe kishte patur ne vitin 1992 me nobilsten, kur i kishte kerkuar miratimin per kete akt public, sipas zotit  Berisha Nene Tereza i eshte pergjigjur se nuk e deshironte nje gje te tille, pasi ajo nuk ishte zemeruar e nuk do te zemerohej kurre me vendin dhe kombin e saj dhe se i lutej Zotiti cdo dite per te, njesoj si per familjen e saj.

Ne pritjen e Berishes ishin edhe deputete te opozites te kryesuar nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci. Opozita nuk eshte ftuar apo ka munguar disa here ne aktivitete te organizuar nga drejtues te mazhorances, por kete radhe nderimi per figuren e Nene Terezes ka mbizoteruar mbi ndasite e politikes se dites.

Ne Muzeun Kombetar u cel nje ekspozite kushtuar jetes dhe vepres se humanistes me foto dhe objekte qe i perkisnin asaj. Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit organizoi koncertin jubilar “Rruga e jetes”, ku interpetuan soliste, kori dhe orkestra simfonike e ketij institucioni dhe aktore. Ne disa pika te qendres se Tiranes u projektuan dokumentare kushtuar Nene Terezes dhe nje koncert.

 

Top Channel