Mbytet rimorkiatori rus, 11 të zhdukur

27/08/2010 09:00

Rreth 11 marinarë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një rimorkiatori rus të impenjuar në dhënien e ndihmës për një peshkarexhë në detin e Arktikut.

Mbytja ka ndodhur gjatë një stuhie në detin e Laptev, 20 milje nga porti i Tiksi, në ekstremin lindor rus.

Kapiteni dhe dy marinarë janë shpëtuar nga një anije çisternë aty afër, ndërkohë që pjesa tjetër e ekuipazhit është zhdukur.

Asnjë lajm për peshkarexhën që me 15 marinarët në bord, ishte në vështirësi në lumin Lena dhe kishte lëshuar një SOS.

Top Channel